Ndeshjet e Kosovës pa shikues, FBK publikon orarin dhe jep detaje

Ndeshjet e Kosovës pa shikues, FBK publikon orarin dhe jep detaje

Kosova do t’i ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në kuadër të parakualifimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B. Të dy takimet zhvillohen nga ora 19:00 dhe do të transmetohen nëpërmjet partnerit medial të FBK-së.

Për informacione të tjera rreth këtyre dy ndeshjeve, por edhe të gjitha takimeve të Grupit B, që do të zhvillohen në Prishtinë, do të mund të informoheni në faqen zyrtare të FBK-së dhe rrjetet e saj sociale.


Për shkak të masave anti Covid-19, takimet do të zhvillohen pa shikues dhe pa media. Kjo është në bazë të protokollit nga FIBA, që ka kërkuar që të respektohen të gjitha rregullat në përpikëri dhe nuk do të ketë asnjë lëshim për askënd.

Tifozët e Kosovës “Dardanët” gjithmonë kanë përkrahur basketbollistët e Kosovës, megjithatë, kjo fatkeqësisht nuk do të jetë e mundur kësaj radhe përkundër përpjekjeve të FBK-së.

Basketbollistët e Kosovës janë duke u përgatitur nga dita e martë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari
18 Shkurt
16:00 Sllovakia-Islanda
19:00 Kosova-Luksemburgu
20 Shkurt
16:00 Luksemburgu-Islanda
19:00 Kosova-Sllovakia

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë