Licencohet Federata e Basketbollit

27.12.2022

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot (e martë) ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetarin Arben Fetahu dhe sekretaren e përgjithshme, Elvira Dushku. Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit […]

Licencohet Federata e Basketbollit Foto: Ilustrim

Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot (e martë) ministri i Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kryetarin Arben Fetahu dhe sekretaren e përgjithshme, Elvira Dushku.

Kësaj radhe, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i ka nënshkruar dhe i ka dorëzuar zyrtarisht licencën për ushtrimin e veprimtarisë kryetarit të Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu.

Po ashtu, licenca për ushtrimin e veprimtarisë i është dorëzuar edhe kryetarit të Federatës së Volejbollit, Bahri Gjinovci dhe kryetarit të Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani, thuhet në njoftimin e FBK-së.