Ndeshja Llapi – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari

30.04.2022

Superndeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Podujevë, ku Ballkani si lider i Superligës e shkon në stadiumin “Zahir Pajaziti” për tu përballur me FC Llapin, ku një barazim apo fitore eventuale e suharekasve do të mund të mbyllte garën për titullin kampion. Sfida në Podujevë në mes Llapit dhe Ballkanit do të drejtohet […]

Ndeshja Llapi – Ballkani, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Superndeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në Podujevë, ku Ballkani si lider i Superligës e shkon në stadiumin “Zahir Pajaziti” për tu përballur me FC Llapin, ku një barazim apo fitore eventuale e suharekasve do të mund të mbyllte garën për titullin kampion.

Sfida në Podujevë në mes Llapit dhe Ballkanit do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Besfort Kasumi me dy ndihmësit e tij, Gzim Mehmeti dhe Fatlum Jashari, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Arben Halilaj.

Në VAR do të jetë Genc Nuza, në AVAR Lumturije Muhadri, operator Albert Vokshi, ndërkaq vëzhgues i gjyqtarëve Isa Mustafa dhe delegat Afrim Nebihu.