Munishi: Jemi shembull në rajon, UEFA duhet të na lejojë të luajmë në Evropë

03.05.2021

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se jemi shembull në rajon dhe se shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA të na lejojë të luajmë në Evropë. Po ashtu Munishi ka thënë se skuadra e tij e meriton një vend në garat evropiane. Këto deklarime Munishi i ka bërë pas triumfit si mysafir […]

Munishi: Jemi shembull në rajon, UEFA duhet të na lejojë të luajmë në Evropë Foto: Ilustrim

Trajneri i SC Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se jemi shembull në rajon dhe se shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA të na lejojë të luajmë në Evropë.

Po ashtu Munishi ka thënë se skuadra e tij e meriton një vend në garat evropiane.

Këto deklarime Munishi i ka bërë pas triumfit si mysafir i Arbërisë me rezultatin 3-4.

“Deri më tani jemi shembulli më i mirë në Superligë, ndoshta edhe në rajon”.

“UEFA duhet të na jap mundësin të luajmë në Evropë për “Fair-Play”. Federata e Futbollit duhet të bëjë kërkesë për ne”, ka thënë Munishi në ATV.