Muharremaj jep premtimin e madh: Këtë mandat Suhareka do të bëhet me stadium të standardeve evropiane

26.08.2022

Bali Muharremaj – Kryetari i Komunës së Suharekës, është shprehur i lumtur për kualifikimin e KF Ballkanit në Ligën e Konferencës.  Muharremaj në Kanal10, tha se fitorja e sontme i duket e pabesueshme. “E pabesueshme por e vërtetë – e gjithë kjo është arritur falë bashkëpunimi të mirë mes organizatorit, trajnerit e financave dhe të […]

Muharremaj jep premtimin e madh: Këtë mandat Suhareka do të bëhet me stadium të standardeve evropiane Foto: Ilustrim

Bali Muharremaj – Kryetari i Komunës së Suharekës, është shprehur i lumtur për kualifikimin e KF Ballkanit në Ligën e Konferencës. 

Muharremaj në Kanal10, tha se fitorja e sontme i duket e pabesueshme.

“E pabesueshme por e vërtetë – e gjithë kjo është arritur falë bashkëpunimi të mirë mes organizatorit, trajnerit e financave dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë fillimisht ai. 

Më tej, Muharremaj ka premtuar se do të ndërtojë një stadium të ri në Suharekë.

“Unë në këtë mandat po ju garantoj që kemi me pasë një stadium me standarde evropiane”, tha i pari i Suharekës.