MKRS reagon pasi u penguan sportistët kosovarë të hyjnë në Serbi

Mesditën e të shtunës kishin planifikuar të jenë në Beograd.

23.10.2021 / Sport

MKRS reagon pasi u penguan sportistët kosovarë të hyjnë në Serbi
Foto: Ilustrim

Por, ekipi kombëtar i boksierëve kosovarë nuk u lejua të hyjë në Serbi për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit Amator.

Rruga për atje u ndërpre në gjysmë nga autoritetet serbe në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, nga ku u kthyen mbrapa.


Kjo pasiqë ata kishin veshjet me simbole shtetërore.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar duke thënë se dënon ashpër vendimin e sotëm të auroriteteve të Serbisë.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit.

“Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA).

Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, z. Vanja Udovičić”, thuhet tutje./IndeksOnline/

Deri kur duhet të duroni dhimbjet e shpinës dhe qafës? Këto janë simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Në të shumtën e rasteve dhimbjet e shpinës dhe qafës, mund të parandalohen dhe të mbahen nën kontroll nëse trupi...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *