Publikohet lista e konsulentëve që MKRS i angazhoi përmes tenderimit.
Angazhimi i stafit për nevojat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si dhe të institucioneve të saj vartëse, po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë përmes procedurave të prokurimit publik.
Foto: Ilustrim
Të dhënat e publikuara në platformën elektronike të prokurimit tregojnë se MKRS ka shpallur tender për angazhimin e konsulentëve profesionalë, të cilët do të kontraktohen për një periudhë njëvjeçare për të mbuluar nevoja të ndryshme të ministrisë dhe institucioneve vartëse.
Ky mekanizëm i angazhimit të stafit po shndërrohet në një praktikë të zakonshme institucionale, duke zëvendësuar gjithnjë e më shumë punësimet e rregullta dhe afatgjata.
SuharekaOnline ka siguruar listën e plotë të përfituesve të këtyre kontratave njëvjeçare, si dhe detajet e pagesave përkatëse për periudhën njëvjeçare, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit.

Sipas dokumentacionit të tenderit, këto janë shumat që do t’u paguhen konsulentëve të ministrisë gjatë një viti.

