Mesfushori holandez Van de Beek mbetet jashtë EURO 2020
Të premten më 11 qershor edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian “EURO 2020”, në planifikim ishte të mbahej vitin e kaluar, por pandemia me COVID-19 ka bërë që të anulohet ky kampionat dhe të zhvillohet pas normalizimit të situatës me pandeminë. Kombëtaret të cilat do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian kanë filluar përgatitjet për një […]
Të premten më 11 qershor edhe zyrtarisht fillon Kampionati Evropian “EURO 2020”, në planifikim ishte të mbahej vitin e kaluar, por pandemia me COVID-19 ka bërë që të anulohet ky kampionat dhe të zhvillohet pas normalizimit të situatës me pandeminë.
Kombëtaret të cilat do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian kanë filluar përgatitjet për një performancë e debutim sa më të mirë për të arritur deri në finalen e madhe.
Ndërsa para fillimit të Kampionatit Evropian “EURO 2020” një lajm jo i mirë ka ardhur për kombëtaren e Holandës, ku mesfushori holandez, Donny van de Beek, i cili luan për Manchester United do të mungojë në këtë kampionat për shkak të lëndimit.
Trajneri i Tulipanëve, Frank de Boer nuk do të kërkojë një zëvendësim për lojtarin, ku të dielën veçse fillon garën kjo kombëtare ndaj Ukrainës.
Lajmin se do të mungojë Van de Beek në EURO 2020 e ka bërë të ditur vet Holanda përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
“Van de Beek duhet të lejojë Kampionatin Evropian të kalojë. Mesfushori po lufton me një lëndim. Si rezultat, ai nuk është në dispozicion për EURO 2020.
Frank de Boer nuk do të ftojë një zëvendësues për Van de Beek”, thuhet në postim.
🔶 Donny van de Beek misses EURO 2020
— OnsOranje (@OnsOranje) June 8, 2021
Van de Beek has to let the European Championship pass by. The midfielder is struggling with an injury. As a result, he is not available in time for EURO 2020. Frank de Boer will not call a replacement for Van de Beek.
Get well soon, Donny! 🙏