Manchester United ofron 30 milionë euro për Zaniolon

01.04.2021

Manchester United në krye me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon të kërkojë një mesfushor për sezonin e ardhshëm. Klubi anglez vazhdon të ushtrojë presion mbi Romën për kartonin e Nicolò Zaniolo. Të interesuar për mesfushorin e klubit italian janë edhe Chelsea. Sipas mediave italiane, Man United kanë gati një ofertë prej shumës 30 milionë […]

Manchester United ofron 30 milionë euro për Zaniolon Foto: Ilustrim

Manchester United në krye me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon të kërkojë një mesfushor për sezonin e ardhshëm.

Klubi anglez vazhdon të ushtrojë presion mbi Romën për kartonin e Nicolò Zaniolo.

Të interesuar për mesfushorin e klubit italian janë edhe Chelsea.

Sipas mediave italiane, Man United kanë gati një ofertë prej shumës 30 milionë euro.

Edhe përkundër ofertave për këtë mesfushor, drejtuesit e klubit italian nuk kanë ndërmend që të lirojnë nga Zaniolo, ku janë gati t’i ofrojnë edhe rinovimin e kontratës.