Lille e shpartallon Golden Lion, Zhegrova fantastik me hat-trick e dy asiste

06.01.2024

Skuadra e Lille e ka shpartalluar ekipin e Golden Lion në kuadër të Kupës së Francës me rezultatin e lartë 12:0. Në këtë takim, fatastik ishte futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili që në pjesën e parë realizoi hat-trick si dhe dha dy asiste për shokët e tij. Golat e Edonit u shënuan në minutat […]

Lille e shpartallon Golden Lion, Zhegrova fantastik me hat-trick e dy asiste Foto: Ilustrim

Skuadra e Lille e ka shpartalluar ekipin e Golden Lion në kuadër të Kupës së Francës me rezultatin e lartë 12:0.

Në këtë takim, fatastik ishte futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, i cili që në pjesën e parë realizoi hat-trick si dhe dha dy asiste për shokët e tij.

Golat e Edonit u shënuan në minutat 33, 41 e 42.

Hat trick shënoi edhe sulmuesi Davis, derisa nga dy i dhanë Yazici e Haraldsson. Në listë hynë edhe Messoussa e Santos.

Kështu, me rezultatin 12:0 Lille e demoloi dhe e eliminoi kundërshtarin e sotëm nga Kupa.