Lewandowski barazon rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Është rikthyer me ndeshje interesante Liga e Kampionëve, ku Bayern Munich e zhvilloi ndeshjen ndaj klubit anglez, Chelseas.

Bayern Munich shënoi fitore ndaj Chelseas me rezultat 3:0, ku golin e fundit e shënoi ylli polak, Robert Lewandowski.

Prandaj me golin e djeshëm Lewandowski e ka barazuar një rekord të Ligës së Kampionëve të vendosur nga Cristiano Ronaldo.

Në ndeshjen e djeshme, Lewandowski ishte i angazhuar maksimalisht duke asistuar dy gola dhe shënoi një herë.

Lewa gjatë ndeshjes ndaj Chelseas u kombinua mjaft mirë me Serge Gnabry duke vendosur dy gola në një hapësirë prej tre minutave.

Prandaj ylli polak me golin e shënuar arriti shifrën prej 11 golave në gjithsej 7 ndeshje të Ligës së Kampionëve, kështu duke vendosur rekordin e tij më të mirë në një sezon të vetëm.

Po ashtu sulmuesi i Bayernit e ka barazuar edhe rekodrin e yllit porugez, Ronaldos me 9 gola të shënuar në udhëtim garën elitare evropiane, e që ky rekord ishte vendosur në sezonin 2013-14.