Vazhdon spektakli në Ligën e Kampionëve, sonte përballen Newcastle-Barça

18.09.2025

Pas dy netëve të para plot futboll cilësor, sonte vazhdon faza e ligës në Ligën e Kampionëve, me ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet dhe emocione për adhuruesit e futbollit.

Të gjitha takimet zhvillohen nga ora 21:00 dhe përballin disa nga klubet më të njohura në Evropë:

Eintracht Frankfurt – Galatasaray
Manchester City – Napoli
Newcastle United – Barcelona (sfida që pritet të tërheqë më shumë vëmendje)
Sporting CP – Kairat Almaty

Këto duele do të plotësojnë xhiron e parë të fazës së ligës, e cila këtë vit pritet të sjellë futboll cilësor dhe gara të forta për një vend në fazën e eliminimit direkt.