Messi shkruan historinë në Botëror, Argjentina kalon në epërsi ndaj Austrisë

22.06.2026

Lionel Messi ka hyrë në historinë e Kupës së Botës gjatë ndeshjes së Argjentinës ndaj Austrisë në Botërorin 2026.

Ylli argjentinas shënoi golin e epërsisë 1-0 për kampionët në fuqi, duke u bërë golashënuesi më i mirë në histori të këtij kompeticioni.Goli erdhi pas një aksioni të bukur brenda zonës, ku Messi realizoi me një goditje karakteristike, duke korrigjuar edhe penalltinë e humbur më herët gjatë ndeshjes.

Me këtë realizim, Messi vazhdon të shkruajë rekorde të reja në skenën botërore, ndërsa Argjentina po kërkon fitoren ndaj Austrisë për të siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut.