Kuç për ndeshjen ndaj Llapit: Luajmë në Suharekë, unë dhe bashkëlojtarët do japim maksimumin për të fituar

05.03.2022

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç, flet para ndeshjes së rëndësishme. “Luajmë në Suharekë dhe jemi në rolin e favoritit, por futbolli nuk ka garancion, një gjë është e sigurtë që unë dhe bashkëlojtarët do japim maksimumin për të fituar dhe për të fituar të dielën”, tha Kuç, për TV Dukagjinin. Edhe mesfushori tjetër i suharekasve, […]

Kuç për ndeshjen ndaj Llapit: Luajmë në Suharekë, unë dhe bashkëlojtarët do japim maksimumin për të fituar Foto: Ilustrim

Mesfushori i Ballkanit, Edvin Kuç, flet para ndeshjes së rëndësishme.

“Luajmë në Suharekë dhe jemi në rolin e favoritit, por futbolli nuk ka garancion, një gjë është e sigurtë që unë dhe bashkëlojtarët do japim maksimumin për të fituar dhe për të fituar të dielën”, tha Kuç, për TV Dukagjinin.

Edhe mesfushori tjetër i suharekasve, Kushtrim Gashi flet para duelit të vështirë me Llapin.

”Kemi përgatitur gjatë javës të gjitha ato pikat e forta dhe pikat e dobëta që ka skuadra e Llapit, dhe mendoj se do ti qasemi ndeshjes me shumë seriozitet”, tha Gashi.

Për duelin e së dielës foli edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje jo e lehtë për Llapin, një ndeshje e vështirë, duke e ditur që të dy skuadrat janë në një formë të mirë, edhe Ballkani e ka filluar këtë stinor pa humbje, ashtu sikurse edhe Llapi. Besoj se do të jetë një lojë e bukur për shikuesit”, tha fillimisht ai.