Krasniqi i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës

21.10.2022

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 12-të i takon futbollistit të FC Ballkani, Ermal Krasniqi. Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te […]

Krasniqi i FC Ballkanit shpallet “Ylli i Javës” në xhiron e 12-të të Superligës Foto: Ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 12-të i takon futbollistit të FC Ballkani, Ermal Krasniqi.

Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te skuadra kampione. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Blerim Haxholli, Naser Jasiqi e Besart Cecelia.

Ermal Krasniqi u vlerësua për lojën e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e radhës të Ballkanit në duel me Trepçën’89 (2:0). Ai përveç golit, i cili e zhbllokoi rezultatin, gjatë tërë ndeshjes u tregua i rrezikshëm para portës së skuadrës mitrovicase.

Pas marrjes së çmimit, sulmuesi anësor i portokallezinjve është shprehur i lumtur për vlerësimin, teksa meritat i ka ndarë me bashkëlojtarët.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Albi Mall Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge.

Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës “, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.