Kosova përmbys rezultatin ndaj Komoreve, Rrahmani shënon golin e dytë!

para 10 dite

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të përmbysë rezultatin në përballjen miqësore ndaj Komoreve, falë golit të dytë të shënuar nga sulmuesi Albion Rrahmani.

Kosova përmbys rezultatin ndaj Komoreve, Rrahmani shënon golin e dytë!

Pas barazimit 1-1 në pjesën e parë, “Dardanët” kanë hyrë më të vendosur në fraksionin e dytë të lojës, duke marrë kontrollin e plotë të ndeshjes. Përmbysja e rezultatit erdhi në minutën e gjashtëdhjetë, kur sulmuesi i Sparta Prague, Albion Rrahmani, shënoi sërish, duke e çuar Kosovën në epërsi 2-1.

Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe 30 minuta, ku Kosova synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren në këtë miqësore.

Etiketat

Ofertat e fundit