Ballkani nesër përballet me kampionin e Shqipërisë në miqësoren e radhës në Bullgari

19.06.2026

FC Ballkani do të zhvillojë nesër një ndeshje miqësore ndaj kampionit të Shqipërisë, KF Egnatia, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.

Ballkani nesër përballet me kampionin e Shqipërisë në miqësoren e radhës në Bullgari Foto: Ilustrim

Skuadra nga Suhareka, e cila po zhvillon fazën përgatitore në Bullgari, do të përballet me Egnatian në stadiumin “Bansko Arena”. Takimi është planifikuar të nisë në ora 18:45, sipas kohës lokale.

Kjo përballje pritet t’u shërbejë të dyja skuadrave për të testuar formën e lojtarëve, për të provuar skema të reja taktike dhe për të përgatitur ekipet para sfidave zyrtare të sezonit të ardhshëm.

Ballkani dhe Egnatia aktualisht po qëndrojnë në Bullgari, ku po zhvillojnë fazën intensive të përgatitjeve verore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More