KB Peja eliminon Yllin dhe kalon në gjysmëfinale pas fitores në Suharekë
KB Peja ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të “playoff”-it në Superligën e Kosovës, pas fitores 70–82 ndaj KB Golden Eagle Ylli në Suharekë, duke e mbyllur serinë me rezultat 2–1.
Foto: Ilustrim
Skuadra pejane e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi të rëndësishme që në pjesën e parë falë efikasitetit në sulm dhe dominimit në kërcime.
Ylli tentoi rikthimin në pjesën e dytë, por nuk arriti ta përmbysë diferencën e krijuar.Me këtë fitore, Peja avancon në gjysmëfinale dhe vazhdon garën për titullin kampion, ndërsa Ylli mbyll sezonin pas një serie të luftuar mirë dhe përkrahje të madhe nga tifozët vendas.
