Kandidatët për Kuvend Komunal:

AAK
Bexhet Kuçi
2 Mihrije Suka
3 Aziz Bytyqi
4 Reshat Selimaj
5 Enver Shabani
6 Besa Kuqi
7 Lirim Qatani
8 Arlind Hajdaraj
9 Aferdita Mamaj
10 Vullnet Luzhnica
11 Emrush Bytyçi
12 Sanije Kuçi-Rexhepaj
13 Bujar Shala
14 Beqir Berisha
15 Florina Baftijaj
16 Gent Ndrecaj
17 Miranda Fondaj
18 Edona Hasani
19 Beqir Palushi
20 Bukurije Maksutaj
21 Fidaije Kukaj
22 Edon Sadikaj
23 Marigona Suka-Bungu
24 Liridona Balaj
25 Jeton Elshani
26 Edi Bytyqi
27 Rozeta Jahaj
28 Zgjim Gashi
29 Ylli Rraqi
30 Myrvete Shala
31 Mimoza Bajraktari
32 Driton Maliqaj
33 Saranda Bajraktari
34 Xhevxhet Gashi
LDK
Shefket Kolgeci
2 Urim Suka
3 Bulëza Kuçi
4 Flamur Bytyçi
5 Kushtrim Kuçi
6 Elmaze Bytyçi
7 Selman Kolgeci
8 Milit Elshani
9 Shqipe Ramaj
10 Alban Berisha
11 Brahim Curri
12 Jehona Shala
13 Xhavit Bytyçi
14 Qendrim Morina
15 Fahrije Sopa
16 Ali Shala
17 Vehbi Krasniqi
18 Kosovare Kokollari
19 Jeton Hoti
20 Dukagjin Latifi
21 Doruntina Zenelaj
22 Arben Hamzaj
23 Ilir Sopaj
24 Donjeta Kabashaj
25 Altin Bujari
26 Ilir Bytyçi
27 Albulena Fetiu-Hasanaj
28 Ardian Elshani
29 Dardan Vrella
30 Qendresa Shala
31 Mentor Gallapeni
32 Driton Muhaxheri
33 Besarta Daka
34 Bashkim Ndrecaj
LVV
Liridon Fandaj
2 Pranvera Berisha
3 Hetem Muharremaj
4 Laureta Tafaj
5 Agron Maliqaj
6 Jetmir Durmishi
7 Valmire Kryeziu
8 Drilon Zyba
9 Qëndrim Elshani
10 Festë Kabashi
11 Pajtim Lezi
12 Arbër Aliaj
13 Florije Gegaj
14 Arbes Gashi
15 Islam Morina
16 Erlida Bajrami
17 Arsim Muqa
18 Latif Krasniqi
19 Arbërie Bytyqi
20 Arsim Tafolli
21 Astrit Dakaj
22 Arjeta Morina
23 Sami Buzhala
24 Faton Zekolli
25 Arberita Morina
26 Faton Kololli
27 Merlinda Bekteshi
28 Besnik Kryeziu
29 Albulena Krasniqi
30 Granit Hoti
31 Gentiana Daka
32 Qendrim Gashi
33 Veton Shala
34 Yllka Kadolli
PDK
Jeton Rrakaqi
2 Dardan Berisha
3 Mevlude Kabashi
4 Egzon Kryeziu
5 Rilind Krasniqi
6 Ilirjana Basha
7 Liridon Jollxhiu
8 Jeton Baku
9 Arlinda Trolli
10 Bajram Basha
11 Arber Elshani
12 Sheqerie Zyrapi
13 Bashkim Bajramaj
14 Valon Elshani
15 Marigona Vataj
16 Reshat Selimaj
17 Shaip Selimi
18 Çendresa Krasniqi
19 Jashar Bytyçi
20 Ismet Ahmeti
21 Floriana Kadriu
22 Ardit Cikaqi
23 Artane Bytyçi
24 Flutura Shukolli
25 Blerim Selimi
26 Lutfi Kadriaj
27 Besarta Veselaj
28 Burim Gashi
29 Erjon Morina
30 Arjana Fangu
31 Muhamet Sallauka
32 Melihate Bungu
33 Floriana Gashi
34 Alush Shala
NISMA
Jehona Rrafshi
2 Avni Lubovci
3 Antoneta Berisha
4 Edonis Bytyqi
5 Kujtesë Bytyçi
6 Lavdije Gashi
7 Arsim Gollopeni
8 Sahide Muharremi
9 Blerta Rrafshi
10 Nadije Hysenaj
11 Leotrim Gashi
12 Vezire Kadriaj Maksutaj
13 Besiana Fangu
I.TH
Herolind Limaj
2 Hysni Bytyçi
3 Almenta Kryeziu
4 Lumbardh Sopa
5 Besim Krasniqi
6 Vlore Kryeziu
7 Hisen Bytyqi
8 Gëzim Helshani
9 Rita Elshani
10 Eduard Fangu
11 Mustaf Elshani
12 Fjolla Elshani
13 Ismajl Fetaj
14 Agim Kuçi
15 Nora Tërshani
16 Tauland Kuçi
17 Shaip Kuçi
18 Bleona Gashi
19 Gzim Musaj
20 Arton Baralija
21 Fahrije Hoxhaj
shfaq

Mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Ballkanit, portieri i Llapit dënohet me ndalesë loje për dy ndeshje

03.03.2021 / Sport

Mori karton të kuq në ndeshjen ndaj Ballkanit, portieri i Llapit dënohet me ndalesë loje për dy ndeshje
Foto: Ilustrim

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu dhe Bekim Behrami – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 03.03.2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së fundit të zhvilluara me datë 27-28 dhe 01-03.2021.

Ndërsa për të njëjtat duke iu referuar raporteve, deklaratave plotësuese të zyrtarëve, incizimeve televizive dhe  konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  mori këto:

V E N D I M E

Klodian Duro, kryetrajner i KF “Feronikeli“ – Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për  sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica (xhiro 21) e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2;Dënohet me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).


Ardian Gjoklaj, lojtar i KF “Dushkaja “ nga Lugbunari i Gjakovës me nr ID 0037077M91, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për keqpërdorim të sistemit FIFA –CONNECT në platformën e klubit pa dijeni dhe pëlqimin e klubit .

(Provë; Deklarimet e kryetarit të klubit Pashk Biblekaj si dhe SMS të deponuar në komision). Bazuar në nenin 65 paragrafi 1 pika G dhe neni 10 paragrafi të Rregullores disiplinore;
Dënohet me të holla në shumë prej 100 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Lojtarët e larguar nga klubi KF “ Dushkaja” , obligohen në kthimin e pajisjeve sportive klubit amë në të kundërtën do të pezullohen pa të drejtë loje.

Marijan Çoriç, lojtar (portier) i KF “ Llapi” nga Podujeva me nr ID 023408M95 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen Llapi-Ballkani zhvilluar në stadiumin  “Zahir Pajaziti“ në Podujevë, raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Ilir Syla, lojtar i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 002267M95 në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve Grupi A, A&N – Dukagjini, zhvilluar në Bokë të Korishes së Prizrenit. Raportet zyrtare (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Haxhi Kurhasku, ndihmëstrajner në KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova me nr ID 009817M70 në procedurë të iniciuar  disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi-Malisheva zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (min 85 ofendoi asistentin e parë të ndeshjes Ardian Ismajli. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Alban Dreshaj, lojtar i KF “Onix “ nga Banja e Istogu me nr ID 000590M89 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e Ligës së Parë kategoria e seniorëve Grupi A, Onixi-Istogu, zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Brestovik të Pejës. Raportet zyrtare (ndërhyrje brutale në lojtarin kundërshtar) . Bazuar në nenin 39 paragrafi 3;
Dënohet me (2) dy
 ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Albutrint Morina, lojtar i KF “A& N” me nr ID 002272M93  në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen A&N –Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit.(Raportet zyrtare (sjellje jo sportive drejtuar gjyqtarit kryesor Selim Isufi, sharje ndaj tij dhe nuk dëshironte ta lëshonte fushën, me insistimin e bashkëlojtarëve largohet nga fusha dhe në largim e sipër vazhdon ofendimet drejtuar gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 42.2/a të Rregullores disiplinore;Dënohet me ndalesë loje për 3(tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK.

Lumbardh Dellova, lojtar i FC “Prishtina“ me nr ID 000161M99 në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen së javës së XXII të Superligës së Kosovës për kategorinë e seniorëve; Trepça’89-Prishtina, zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes me gjeste jo sportive, banale dhe të pa hijshme nxit reagime të përfaqësuesit e klubit nikoqir (Bazuar në nenin 32 paragrafi 1;PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari i pezulluar, afati datë 08.03.2021.

Abedin Zeka kryetar i KF “Trepça’89” nga Mitrovica në procedurë të iniciuar nga Komisioni i Garave për prononcim në media me akuza drejtuar organeve të FFK –së pas përfundimi të ndeshjes Trepça’89-Prishtina  zhvilluar me datë 27.02.2021 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë, në mungesë të raporteve dhe deklaratave plotësuese;I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin  e lëndës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga kryetari në procedurë të hapur disiplinore lidhur me rastin. Afati datë 08.03.2021 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).

Artan Luzi ndihmëstrajner i KF “Dukagjini“ nga Klina me nr ID 009724M71 me procedurë të iniciuar disiplinore të Komisionit të Garave për sjellje jo sportive në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi A, A&N-Dukagjini zhvilluar në Bokë të Korishës së Prizrenit. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes provokon kryetrajnerin e ekipit nikoqir Megzon Visoka duke nxitur situatën, eskalimi i së cilës evitohet pas ndërhyrjes së kryetrajnerëve. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore;
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e lëndës
. Kërkohet deklaratë plotësuese nga ndihmëstrajneri Artan Luzi lidhur me rastin. Afati 08.03.2021.

FC LLAPI 1932 nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes Llapi-Ballkani, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (lejohen shikuesit në tribunat e stadiumit në kundërshtim me masat anti Covid 19 si dhe  në min 86  futjen e topave në fushë në mënyrë të qëllimshme). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, FC LLAPI 1932;
DËNOHET ME VËREJTJE TË FUNDIT.

KF Vëllaznimi nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizim të ndeshjes të Ligës së Parë Grupi A, Vëllaznimi – Malisheva , zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë. Raportet zyrtare (mos respektim të masave anti Covid 19 si dhe zhvillimi i punimeve ndërtimore brenda stadiumit (tribuna).
Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore, KF Vëllaznimi;
DËNOHET ME VËREJTJE TË FUNDIT.


KËSHILLA  JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë në ushtrimin e ankesës drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej; 8 (ditëve )nga data e sjelljes së tij; datë 23.02.2021, respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

KOMENTE0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *