Kampionati Botëror 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Evropa

29.06.2023

UEFA ka sqaruar rrugën e kualifikimit për fazën grupore të Kupës së Botës 2026, KU 16 shtete do të jenë nga Evropa. Edicioni i ardhshëm i Botërorit, që organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, do të jetë turneu më i madh, pasi pjesëmarrës do të jenë 48 shtete. Në Kupën e […]

Kampionati Botëror 2026 do të jetë me 48 shtete, prej tyre 16 nga Evropa Foto: Ilustrim

UEFA ka sqaruar rrugën e kualifikimit për fazën grupore të Kupës së Botës 2026, KU 16 shtete do të jenë nga Evropa.

Edicioni i ardhshëm i Botërorit, që organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, do të jetë turneu më i madh, pasi pjesëmarrës do të jenë 48 shtete.

Në Kupën e Botës 2026, 16-të shtete do të jenë evropiane. Kualifikimet evropiane për Botërorin e Katarit përbëheshin nga 10-të grupe me nga pesë apo gjashtë shtete. Secili fitues i grupit kaloi direkt në turneun final, ndërsa tri vendet tjera ishin caktuar nga ndeshjet play-off mes 12 ekipeve.

Formati i ri do të ketë numër më të madh të grupeve, nga 10-të sa ishin, në 12-të. Megjithatë, secili grup do të përbëhet nga katër apo pesë skuadra dhe do të ulet numri i ndeshjeve kualifikuese.

12-të fituesit e grupeve automatikisht do të kualifikohen në Kupën e Botës, ndërsa 12-të ekipet e vendit të dytë do të luajnë në play-off.

Atyre do t’u bashkohen katër skuadrat me renditjen më të mirë në Ligën e Kombeve nga edicioni 2024/25, nëse nuk arrijnë të kualifikohen nga faza grupore e kualifikimeve.

16-të skuadrat në play-offit do të ndahen në katër rrugë. Secila skuadër do të luajë një gjysmëfinale, ndërsa fituesit kalojnë në finale. Katër fituesit do të kualifikohen direkt në turne. /Telegrafi/