Juventusi po punon për rinovimin e kontratës me Dybalan

22.02.2021

Drejtori sportiv Fabio Paratici tha se Juventusi vazhdon të negociojë me Paulo Dybala. Dybala është i padisponueshëm për ndeshjen e sontme me Crotonen dhe drejtori konfirmoi se po ndihet ‘pak më keq’ dhe vazhdon të punojë për shërimin e tij. Por Paratici pranoi që “Zonja e Vjetër” të vazhdojë të ‘flasë për rinovimin e kontratës’ […]

Juventusi po punon për rinovimin e kontratës me Dybalan Foto: Ilustrim

Drejtori sportiv Fabio Paratici tha se Juventusi vazhdon të negociojë me Paulo Dybala.

Dybala është i padisponueshëm për ndeshjen e sontme me Crotonen dhe drejtori konfirmoi se po ndihet ‘pak më keq’ dhe vazhdon të punojë për shërimin e tij.

Por Paratici pranoi që “Zonja e Vjetër” të vazhdojë të ‘flasë për rinovimin e kontratës’ me lojtarin e vitit të Serie A në sezonin 2019-20.

“Dybala ende ka disa probleme, ai është në një ritëm, disa ditë është pak më mirë, të tjerët është pak më keq,” i tha Paratici Sky Sport Italia përpara ndeshjes.

“Ne po flasim për rinovimin e kontratës, ne do të vazhdojmë të flasim për të në ditët dhe muajt e ardhshëm” – tregoi drejtori sportiv i Juventusit.