Histori e re shkruhet, Ballkani U21 shpallet kampion!
FC Ballkani U21 është shpallur kampion i Kosovës në futboll.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ku shkruhej: “Kampionët vazhdojnë të luftojnë derisa e arrijnë qëllimin”.
“Urime qytetit tonë, urime shpresat e FC Ballkanit, ju ia dolët 💪🥇🏆”, thuhet në postim.
Skuadra U-21 e Ballkanit siguroi titullin pas fitores 2-3 kundër Prishtinës. Ky rezultat konfirmoi zyrtarisht djemtë e Ballkanit si kampionë të Republikës në kategorinë e tyre.
Në postim, klubi ka përgëzuar dhe komplimentuar të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe të gjithë akterët e klubit për punën e madhe, vetëmohuese dhe të shkëlqyeshme që kanë bërë gjatë sezonit.
“E ardhmja e FC Ballkanit është në duar të sigurta, aferim ✨️”, përfundon postimi triumfues i klubit.