Hidhet shorti në Superligën e Kosovës, java e parë me takime interesante

21.07.2022

Fillimisht në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri. Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen: Gjilani […]

Hidhet shorti në Superligën e Kosovës, java e parë me takime interesante Foto: Ilustrim

Fillimisht në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr në javën e parë do të ballafaqohen:

Gjilani – Ferizaj,
Malisheva – Ballkani,
Drenica – Llapi,
Trepça’89 – Drita, dhe
Dukagjini – Prishtina.

Kampionati i ri fillon më 13 gusht.