Gliha e quan gënjeshtar Zhegrovën: Ai nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren

18.11.2023

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova. Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën. “Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova […]

Gliha e quan gënjeshtar Zhegrovën: Ai nuk dëshiron të luajë për Kombëtaren Foto: Ilustrim

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova. Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.

“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, ka thënë ai pas ndeshjes Zvicër-Kosovë.

Zhegrova ditë më parë doli me reagim publik duke kritikuar Federatën e Futbollit, duke thënë se i është thënë se “nëse nuk vjen për ndeshjen me Izraelin, s’ke çka kërkon as në ndeshjet tjera”.