Drita kërkon historinë sonte në Luksemburg ndaj Differdange
Kampionia e Kosovës, Drita, sonte do të provojë të shkruajë historinë në futbollin evropian, teksa zhvillon ndeshjen e dytë të play-offit në UEFA Conference League kundër Differdange në Luksemburg.
Foto: Ilustrim
Skuadra nga Gjilani ka udhëtuar me një epërsi minimale, por shumë të vlefshme, pas fitores 2:1 në takimin e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sfida e sotme nis në orën 20:00 dhe do të jetë përcaktuese për të parë nëse Drita, për herë të parë në histori, do të arrijë fazën e grupeve të kësaj gare evropiane.
Vlen të përmendet se ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani në fillim të këtij sezoni eliminoi kampionin e Luksemburgut në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke treguar potencialin për të garuar në arenën ndërkombëtare.
Të gjitha sytë sonte do të jenë te Drita, që kërkon të bëjë realitet ëndrrën evropiane.