Gjilani-Ballkani: Ndeshja e sezonës për dy klubet, historia mund të shkruhet këtë vit

31.03.2022

Ballkani është duke kaluar në një formë fantastike, duke u shkëputur pesë pikë nga përcjellsi i dytë dhe me një fitore eventuale, portokallinjët do të jenë tetë pikë larg vendit të dytë. Xhebrailët udhëtojnë në Gjilan pas fitores në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-0. Ballkani fiton në shtëpi ndaj Drenicës Gjilani nuk është në […]

Gjilani-Ballkani: Ndeshja e sezonës për dy klubet, historia mund të shkruhet këtë vit Foto: Ilustrim

Ballkani është duke kaluar në një formë fantastike, duke u shkëputur pesë pikë nga përcjellsi i dytë dhe me një fitore eventuale, portokallinjët do të jenë tetë pikë larg vendit të dytë.

Xhebrailët udhëtojnë në Gjilan pas fitores në shtëpi ndaj Drenicës me rezultat 2-0.

Ballkani fiton në shtëpi ndaj Drenicës

Gjilani nuk është në formën më të mirë në pesë ndeshjete fundit, duke barazuar në katër ndeshje dhe fituar vetëm një.

Gjilani ndalet nga Malisheva

Skifterët me një fitore eventuale të dielën në shtëpi, do të ngushtonin diferencën e pikëve në vetëm dy, duke shpresuar deri në fund të kampionatit për të fituar titullin për herë të parë në histori të klubit.

Skuadra kuqebardhë ka marrur një lajm fantastik para ndeshjes me Ballkanin, Keita Aziz dhe Keita Rezak kanë rregulluar dokumentacionin dhe tani do të jenë pjesë e Gjilanit për pjesën e mbetur të sezonës, raporton GazetaOlle.

Keita Razak dhe Keita Aziz rikthehen tek SC Gjilani, zgjidhin problemet me dokumentacion

Ballkani do të ketë përkrahjen e Xhebrailave, të cilët do të udhëtojnë në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, për të qenë afër lojtarëve të cilët janë lider në BKT Superligën e Kosovës.

Xhebrailat: 10-të ditë na ndajnë nga takimi më i rëndësishëm në historinë e klubit

Dy skuadrat janë në rrugë të mirë për tu shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, gjilanasit kanë fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës, ndërsa suharekasit nuk kanë fituar asnjë trofe në elitën e futbollit kosovar.

Ky vit mund të jetë viti i historisë për dy klubet, për ta shijuar për herë të parë titullin në histori të klubit.