Formacioni zyrtar i Ballkanit për ndeshjen miqësore ndaj Vitisë

10.08.2021

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri. Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë. Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore. Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore. FC […]

Formacioni zyrtar i Ballkanit për ndeshjen miqësore ndaj Vitisë Foto: Ilustrim

FC Ballkani është kthyer në Suharekë nga Turqia, ku edhe zhvilloi fazën përgatitore për edicionin e ri.

Skuadra në drejtim të Bekim Isufit ka vijuar me përgatitjet për sezonin e ri në Suharekë.

Krahas stërvitjeve, Ballkani po zhvillon edhe ndeshje miqësore.

Gjatë ditës së sotme klubi suharekas do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore.

FC Ballkani do të përballet me FC Vitinë në miqësore në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Miqësorja zhvillohet sot me fillim nga ora 17:30, ku vlen të ceket se në këtë ndeshje do të testohet sistemi VAR.

Formacioni zyrtar i FC Ballkanit:

Ljuljanovic, Hoxha, Jashanica, Sinani, Korenica, Thaqi, Kuc, Gashi, Gripshi, Baftiu dhe Krasniqi.

Trajner: Bekim Isufi.