Ballkani fiton lojën por eliminohet pas penalltive ndaj Bohemians
FC Ballkani ka pësuar një eliminim hidhërues nga kualifikueset e UEFA Conference League, me gjithë fitoren 3-2 në kohën e rregullt dhe vazhdime ndaj skuadrës irlandeze Bohemians. Penalltitë u treguan fatale për kampionët kosovarë.
Foto: Ilustrim
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” dhuroi një spektakël me shumë kthesa. Ballkani e nisi ndeshjen mjaft mirë kur V. Serebe kaloi vendasit në avantazh që në minutën e 10-të nga pika e bardhë. Megjithatë, irlandezët barazuan shpejt me D. James-Taylor po ashtu nga penalltia në minutën e 20-të.
Në pjesën e dytë, Ballkani tregoi forcë karakteri:Minuta 50′: Giovanni rikthen avantazhin pas një asistimi nga Serebe (2-1).Minuta 58′: T. Domgjoni shënon golin e tretë, përsëri pas një asistimi nga Serebe, duke çuar shifrat në 3-1.
Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren 2-1 të Bohemians, rezultati i përgjithshëm pas vazhdimeve mbeti i barabartë, duke çuar sfidën te ruleta e penalltive.
Në ekzekutimin e penalltive, fati nuk ishte në anën e Ballkanit. Penalltia e parë e humbur nga B. Jashanica doli të jetë vendimtare, pasi të gjithë lojtarët e tjerë (Ismajlgeci, Berisha, Diene dhe Dosso) u treguan të saktë.
Nga ana tjetër, Bohemians realizoi të 5 penalltitë (Whelan, Devoy, Byrne, Rooney dhe Flores) duke siguruar kualifikimin tutje me rezultat 4-5 nga pika e bardhë.
