Ballkani mposht Dritën në dramën e pesë golave, prek titullin me një dorë
Pas një superndeshje e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka arritur që ta mposht Dritën me rezultat 3-2. 45 minutat e parë përfunduan me disa tentime, por që asnjëra nga klubet nuk arriti që të shënojë, kurse me fillim të pjesë së dytë Ballkani kaloi në epërsi përmes një autogoli nga Ilir […]
Pas një superndeshje e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka arritur që ta mposht Dritën me rezultat 3-2.
45 minutat e parë përfunduan me disa tentime, por që asnjëra nga klubet nuk arriti që të shënojë, kurse me fillim të pjesë së dytë Ballkani kaloi në epërsi përmes një autogoli nga Ilir Blakçori.
Po ashtu, pas vetëm pak minutave suharekasit thelluan epërsinë në 2-0, ku golin e shënoi Nazmi Gripshi në minutën e 54-të, kjo pas një gabimi të portierit Faton Maloku.
Në minutën e 78-të Almir Kryeziu shënoi gol për Dritën, kështu duke u ngushtuar rezultati në 2-1.
Rezultati u barazua në minutën e 89-të, ku Ardit Tahiri shënoi me kokë, asistoi Përparim Islami. Në minutat shtesë Ballkani ishte më i vëmendshëm duke krijuar raste të mira, ku Solomon lëshoi një rast ideal.
Në minutën e 5-të shtesë Ermal Krasniqi shënoi për 3-2, kjo falë asistimit nga Meriton Korenica.
Me këtë fitore Ballkani ka 69 pikë, 14 më shumë se Drita dhe Gjilani, dhe vetëm një barazim në pesë ndeshjet e fundit e shpall kampion.