Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon Prishtinën dhe Ballkanin

07.03.2020

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë të FFK-së ka vendosur që Prishtinën dhe Ballkanin t’i dënojë nga 1000 euro gjobë, për hudhje të gjesendëve dhe ndezjen e flakadanëve në përballjen e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”. Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës: FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore […]

Komisioni Disiplinor i FFK-së dënon Prishtinën dhe Ballkanin Foto: Ilustrim

Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë të FFK-së ka vendosur që Prishtinën dhe Ballkanin t’i dënojë nga 1000 euro gjobë, për hudhje të gjesendëve dhe ndezjen e flakadanëve në përballjen e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Njoftimi i plotë nga Federata e Futbollit të Kosovës:

FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XX-, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FC PRISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar; hudhje e gjasendëve dhe ndezje e flakadanëve të cilat u hodhen në shtegun e atletikës dhe fushë si dhe shfaqja e një transparenti në rrethojat e fushës me përmbajtje antisportive), bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ) .

FC “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e tifozerisë së klubit të tyre “ Xhebrailëve “ gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së; XX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FC PRISHTINA – FC BALLKANI e zhvilluar në stadiumin “ Fadil Vokrri në Prishtinë (raportet zyrtare ; ndezje dhe hudhje e mjeteve piroteknike në fushë dhe shtegun e atletikës prej nga evidentohen dëmtime të fushës dhe shtegut të atletikës; fotografit e ofruara si prove nga ana e delegatit të ndeshës), bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore ; DENOHET me të holla në shumë prej 1000 euro (njëmijë) . Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1) .