FC Ballkani prezanton përforcimin e ri, Erlis Xhemajli firmos me kampionët

05.07.2026

FC Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Erlis Xhemajli, i cili nga sot është pjesë e skuadrës portokalli e zi.

22-vjeçari i bashkohet Ballkanit si një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri, me klubin që synon të mbetet konkurrues si në garat vendore ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Në njoftimin zyrtar, klubi i ka uruar mirëseardhje Xhemajlit dhe i ka dëshiruar suksese me fanellën e FC Ballkanit.