FC Ballkani ndanë rrugët me Bleon Sekiraqën dhe huazon tre lojtarë

01.02.2022

Klubi suharekas e ka falënderuar Sekiraqën për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit. Me këtë rast i urojnë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll. Gjithashtu, Ballkani ka njoftuar se kanë gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë dhe Superliga për huazimin e lojtarëve të klubit suharekas të cilët nuk kanë pasur […]

Klubi suharekas e ka falënderuar Sekiraqën për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit. Me këtë rast i urojnë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll.

Gjithashtu, Ballkani ka njoftuar se kanë gjetur bashkëpunim me klubet nga liga e parë dhe Superliga për huazimin e lojtarëve të klubit suharekas të cilët nuk kanë pasur shumë hapësirë në skuadrë, ku presin që të gjithë do të kenë sjellje dhe punë profesionale.

Sa i përket huazimeve të lojtarëve, bëhet e ditur se Albin Berisha është huazuar te FC Malisheva, Albin Kapra te KF Drenica dhe Arbnor Halitjaha te KF Rahoveci.