25 pikë dhe gol-dallim +31, KF Studençani lider i Ligës së 3-të
1 orë
KF Studençani po vazhdon të shkëlqejë në Ligën e 3-të të Kosovës – Rajoni i Dukagjinit, duke ruajtur pozitën e parë në tabelë edhe pas përfundimit të javës së nëntë.
Skuadra nga Studençani ka zhvilluar nëntë ndeshje, në të cilat ka regjistruar tetë fitore dhe një barazim, duke grumbulluar gjithsej 25 pikë. Përveç rezultateve pozitive, skuadra ka edhe një gol-dallim prej +31.
Në vendin e dytë renditet FC Arbana me 22 pikë, aq sa ka edhe Opoja, që mban pozitën e tretë.
Me këto rezultate, KF Studençani po dëshmon formë të shkëlqyer në këtë sezon, duke mbetur në rrugën e duhur drejt objektivave të saj për kampionatin.
