Suhareka nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Shigjetari “Outdoor 2026”

1 orë

Suhareka ka qenë nikoqire e Kampionatit të Kosovës në Shigjetari “Outdoor 2026”, ku morën pjesë gjashtë ekipe nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Ky aktivitet sportiv mblodhi garuesit e kësaj disipline, të cilët patën mundësinë të dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe aftësitë e tyre në garë.

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka shprehur përkrahjen për sportin dhe iniciativat që kontribuojnë në zhvillimin e sportistëve, promovimin e talenteve të reja dhe kultivimin e frymës sportive.

Me këtë rast, janë përgëzuar të gjithë garuesit dhe organizatorët për realizimin e kampionatit, duke u uruar suksese edhe në garat e ardhshme.