1.
Golden Eagle Ylli pret sot Rahovecin në palestrën “13 Qershori”
48 min
Golden Eagle Ylli do të përballet sot (e shtunë) me KB Rahovecin, në kuadër të xhiros së radhës në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja do të zhvillohet në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë, me fillim nga ora 17:00.
Skuadra suharekase do të kërkojë një paraqitje sa më të mirë para publikut vendas, ndërsa Xhebrailat ftohen të jenë të pranishëm në palestër për ta mbështetur ekipin e tyre.
