FC Ballkani ndahet nga tre futbollistë, përfundon bashkëpunimi me Smajlin, Oliveirën dhe Petkovin

13.06.2026

FC Ballkani ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me tre futbollistët e skuadrës, Geralb Smajlin, Bruno Oliveirën dhe Stanislav Petkovin.

FC Ballkani ndahet nga tre futbollistë, përfundon bashkëpunimi me Smajlin, Oliveirën dhe Petkovin Foto: Ilustrim

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi suharekas ka falënderuar lojtarët për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e ekipit, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e tyre me fanellën portokalli.

“Klubi dëshiron t’i falënderojë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishin pjesë e familjes së Ballkanit. I falënderojmë për çdo minutë të dhënë në fanellën portokalli dhe u shprehim mirënjohjen tonë për gjithçka që kanë kontribuar në rrugëtimin e FC Ballkanit”, thuhet në njoftim.

FC Ballkani u ka uruar Smajlit, Oliveirës dhe Petkovit suksese në vazhdimin e karrierës sportive dhe në jetën personale, duke i falënderuar për kontributin e tyre në klub.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More