FC Ballkani mëson kundërshtarin për kualifikimet në Conference League
Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani, ka mësuar kundërshtarin e mundshëm për fazën e dytë kualifikuese të UEFA Europa Conference League.
Përmes një postimi zyrtar në Facebook, klubi nga Suhareka ka njoftuar se do të përballet me fituesin e përballjes ndërmjet Floriana FC nga Malta dhe Haverfordwest County AFC nga Uellsi.
“Tifozë të dashur, tashmë veç është bërë e qartë se nga cila përballje e raundit të parë, e presim kundërshtarin në rrethin e dytë të Konferencë Ligës.
FC Ballkani ndeshet me fituesin e duelit ndërmjet Floriana FC (Maltë) dhe Haverfordwest Country AFC (Uells).
Na priftë e mbara 🧡🖤”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ballkani ka përvojë të suksesshme në garat evropiane, duke synuar që edhe këtë sezon të kalojë fazat kualifikuese dhe të shkruajë histori të re për futbollin kosovar.
Ndeshjet e raundit të dytë kualifikues do të zhvillohen në fund të muajit korrik, dhe FC Ballkani do të kërkojë ta nisë mbarë rrugëtimin evropian.