Ballkani me kritika për referimin, publikon dy raste ku pretendon se u dëmtua nga gjyqtari në ndeshjen ndaj Dritës

Ballkani me kritika për referimin, publikon dy raste ku pretendon se u dëmtua nga gjyqtari në ndeshjen ndaj Dritës

Dje ka përfunduar xhiro e 25-të në kuadër të Superligës së Kosovës, ku u zhvilluan ndeshje tejet interesante.

Derbi i javës së 25-të ishte ajo ndërmjet Ballkanit dhe Dritës, ku kjo ndeshje ka përfunduar me barazim pa gola 0:0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani ka kritikuar referimin në këtë ndeshje, ku edhe ka publikuar dy raste ku prtendon se u dëmtua nga gjyqtari.

Në mëngjesin e sotëm, Ballkani ka publikuar dy momente ku pretendojnë se janë dëmtuar nga gjyqtari. Në rastin e parë, Ballkani pretendon për një penallti të paakorduar nga gjyqtari, i cili ishte tri metra larg rastit.

Ndërkaq, në rastin e dytë, Ballkani ka ironizuar me vendimin e gjyqtarit për t’i dhënë “faull” kundërshtarit pas një ndërhyrje në Arbër Hoxhën nga futbollisti i Dritës.

Kujtojmë se Ballkani ndodhet në pozitën e dytë me gjithsej 52 pikë, ku ka 25 ndeshje të zhvilluar, prej tyre 16 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje.

RAPORTO