Euro 2020, të gjitha çiftet çerekfinale dhe orari i ndeshjeve

30.06.2021

Pas ndeshje ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë është kompletuar edhe faza çerekfinale e Kampionatit Evropian Euro 2020. Ukraina u kualifikua në qerekfinale të Euro 2020 në minutën e fundit të vazhdimeve, duke e mposhtur Suedinë. Dy sfidat e para dhe që do të jenë tejet interesante nga kjo fazë do të zhvillohen më 2 korrik. Në […]

Euro 2020, të gjitha çiftet çerekfinale dhe orari i ndeshjeve

Pas ndeshje ndërmjet Ukrainës dhe Suedisë është kompletuar edhe faza çerekfinale e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Ukraina u kualifikua në qerekfinale të Euro 2020 në minutën e fundit të vazhdimeve, duke e mposhtur Suedinë.

Dy sfidat e para dhe që do të jenë tejet interesante nga kjo fazë do të zhvillohen më 2 korrik.

Në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg me fillim nga ora 18:00 do të ballafaqohen Zvicra me Spanjën.

Ndërsa, në po të njëjtën ditë, me fillim nga ora 21:00 në “Allianz Arena” në Munih do të përballet Italia me Belgjikën në kërkim të kalimit në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. 

Gjithashtu më 3 korrik do të zhvillohen edhe dy super ndeshje në kuadër të kësaj faze në këtë kampionat.

Në stadiumin “Baku Olympic” në Baku me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja Çeki – Danimarkë.

Po ashtu në po të njëjtën ditë në stadiumin “Olimpico” në Romë me fillim prej orës 21:00 do të përballet Ukraina me Anglinë.

Euro 2020; Faza çerekfinale

2 Korrik, 18:00 Zvicër – Spanjë (Stadiumi Gazprom Arena-Shën Petersburg)

2 Korrik, 21:00 Belgjikë – Itali (Stadiumi Allianz Arena-Munih)

3 Korrik, 18:00 Çeki – Danimarkë (Stadiumi Baku Olympic-Baku)

3 Korrik, 21:00 Ukrainë – Angli (Stadiumi Olimpico-Romë)

Etiketat