Ermal Krasniqi i Ballkanit shpallet për herë të tretë “Ylli i javës” në Superligë

29.04.2022

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros. “YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në Superligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani, Ermal Krasniqi. Për 23-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë […]

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në Superligë është shpallur futbollisti i FC Ballkani, Ermal Krasniqi.

Për 23-vjeçarin e portokallezinjve nga Suhareka, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por hera e parë në stinorin pranveror. Ai ishte shpallur më i miri edhe në xhiron e 2-të dhe në xhiron e 11-të.

Krasniqi ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni dhe një paraqitje mbresëlënëse e pati edhe në ndeshjen e javës së 31-të në fitoren kundër Dritës, me rezultat 3:2.

Ai ishte kreator i golit të parë si dhe realizator i golit të tretë, në minutat shtesë, duke qenë përcaktues në arkëtimin e tre pikëve të reja, të cilat e kanë afruar Ballkanin te titulli i parë i kampionit.