Eriksen pritet të kthehet në Premier League

12.02.2021

Klubi anglez, Chelsea dëshiron të nënshkruajë yllin e Interit, Christian Eriksen dhe për këtë i ka ofruar klubit italian shërbimet e mesfushorit, Jorginho. Aq sa i zemëroi tifozët e Tottenham kur u largua vitin e kaluar, më keq do t’i zemëronte kthimi në Angli tek rivalët londinez në Chelsea. Eriksen vazhdon të mbetet ‘mes dy […]

Eriksen pritet të kthehet në Premier League Foto: Christian Eriksen - FC Inter (Alessandro Sabattini/Getty Images)

Klubi anglez, Chelsea dëshiron të nënshkruajë yllin e Interit, Christian Eriksen dhe për këtë i ka ofruar klubit italian shërbimet e mesfushorit, Jorginho.

Aq sa i zemëroi tifozët e Tottenham kur u largua vitin e kaluar, më keq do t’i zemëronte kthimi në Angli tek rivalët londinez në Chelsea.

Eriksen vazhdon të mbetet ‘mes dy zjarreve’ në Giuseppe Meazza dhe e ardhmja e tij mbetet ende në udhëkryq, transmeton Metro.

Megjithatë, ylli danez vazhdon të ketë klube që e duan dhe njëra nga to është ekipi i Ligës Premier, Chelsea.

Sipas mediumit Calciomercato, Chelsea ka propozuar një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Jorginho dhe Eriksen për afatin kalimtar të transferimeve të verës.

Blutë do të kërkojnë edhe një pagesë shtesë prej 20 milionë eurosh për të përfunduar marrëveshjen, me Nerazzurrët të hapur për të shitur mesfushorin danez në fund të sezonit.

Jorginho do të drejtohej drejt Giuseppe Meazzas nëse të dy klubet mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, por bisedimet janë ende shumë në fazat e hershme.