Eliminimi nga Championsi e fut në krizë Juventusin

17.03.2022

“Zonja e Vjetër” njoftoi një humbje prej gati 210 milionë euro gjatë sezonit 2020-21 dhe gazeta raporton se rezultatet financiare të këtij sezoni nuk do të jenë më të mira për “Bianconerët”. Eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve përball Villarrealit mbrëmë i pengon gjigantët e Serisë A të fitojnë rreth 15 milionë euro. Juventusi […]

Eliminimi nga Championsi e fut në krizë Juventusin Foto: TURIN, ITALY - JANUARY 06: Paulo Dybala (L) of Juventus FC celebrates after scoring the opening goal with team mate Alvaro Morata during the Serie A match between Juventus FC and Hellas Verona FC at Juventus Arena on January 6, 2016 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Zonja e Vjetër” njoftoi një humbje prej gati 210 milionë euro gjatë sezonit 2020-21 dhe gazeta raporton se rezultatet financiare të këtij sezoni nuk do të jenë më të mira për “Bianconerët”.

Eliminimi i tyre nga Liga e Kampionëve përball Villarrealit mbrëmë i pengon gjigantët e Serisë A të fitojnë rreth 15 milionë euro.

Juventusi ka fituar rreth 84 milionë euro nga Liga e Kampionëve këtë sezon, 10 milionë euro më shumë se në sezonin 2020-2021 nën drejtimin e Andrea Pirlos, kur “Zonja e Vjetër” u përball me eliminimin në të njëjtën fazë të kompeticionit.

Rezultati i mbrëmshëm i shtyu aksionet e Juventusit të bien me 9%.

Raporti sqaron se Juventusi nuk ka probleme likuiditeti pas një injeksioni të fundit në vlerë prej 400 milionë eurosh, por plani i klubit për të arritur pikën e barazimit në sezonet e ardhshme do të ndikohet nga rezultati i djeshëm. Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë për të rritur të ardhurat e tyre këtë sezon është duke shitur disa nga lojtarët e tyre.