Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione të Kosovës në volejboll

  • 27.06.2022
Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione të Kosovës në volejboll

Pas Ballkanit që u shpall kampion i Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2021/2022 si dhe Golden Eagle Yllit në Superligën e Kosovës në basketboll, kështu duke e mbrojtur titullin, gjithashtu suksese po tregojnë edhe vajzat e Komunës së Suharekës në sportin e volejbollit.

E gjatë ditës së sotme ka ardhur edhe një lajm i mirë për Komunën e Suharekës, ku tashmë edhe vajzat i kemi kampione.


KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka theksuar se komuna është krenar me ju.

“Edhe vajzat e Komunës së Suharekës kampione në nivel vendi. KV Gjinoci është shpallur kampion i Kosovës në grupmoshën nën 16-vjeç, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë. Ne jemi krenar me ju”, ka shkruar Muharremaj.

Ndryshe, para një muaji në kuadër të garave të sportit shkollor, u zhvilluan edhe garat republikane në volejboll për SHMU-të dhe SHML-të, femra dhe meshkuj, ku në një konkurencë të fortë morën pjesë shkollat më të mira të Kosovës, ShMU “Dituria” – Samadrexhë, zuri vendin e parë duke u shpallur Kampion Republikan.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë