Drita mban ritmin, fiton 4-2 ndaj Suharekës dhe barazon në pika me Ballkanin
Gjilanasit e Dritës kanë arritur një fitore të bindshme 4-2 ndaj Suharekës në ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës, të zhvilluar të mërkurën. ‘Intelektualët’ e nisën takimin me energji të lartë, duke krijuar disa mundësi shënimi, ndërsa shënuan golin e parë në minutën e 36-të. Arb Manaj shënoi pas asistimit […]
Gjilanasit e Dritës kanë arritur një fitore të bindshme 4-2 ndaj Suharekës në ndeshjen e mbetur të javës së tretë të Superligës së Kosovës, të zhvilluar të mërkurën.
‘Intelektualët’ e nisën takimin me energji të lartë, duke krijuar disa mundësi shënimi, ndërsa shënuan golin e parë në minutën e 36-të. Arb Manaj shënoi pas asistimit të Blerim Krasniqit për të kaluar Dritën në epërsi 1-0.
Në pjesën e dytë, Drita vazhdoi të dominonte ndeshjen, duke shënuar tri gola të tjerë. Blerim Krasniqi dyfishoi rezultatin në minutën e 49-të, ndërsa Liridon Fetahaj shënoi për Suharekën në minutën e 54-të, duke ngushtuar distancën në 2-1. Megjithatë, Albert Dabiqaj riktheu epërsinë prej dy golash për Dritën në minutën e 57-të, ndërsa Blerim Krasniqi realizoi edhe golin e tij të dytë për të vendosur rezultatin përfundimtar 4-1 në minutën e 63-të.
Suhareka mundi të shënonte një gol tjetër përmes Alden Skrijelit, por nuk ishte mjaftueshëm për të ndryshuar rezultatin.
Me këtë fitore, Drita barazon në pikë me liderin Ballkani, por ka një ndeshje më pak, ndërsa Suhareka mbetet në vendin e pestë me 18 pikë.