Drilon Shala rikthehet te Golden Eagle Ylli, nënshkruan kontratë trevjeçare

12.07.2026

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar rikthimin e basketbollistit Drilon Shala, i cili do të jetë pjesë e klubit nga Suhareka për tri sezonet e ardhshme.

Shala rikthehet në klubin ku nisi rrugëtimin e tij në basketboll, duke u rikthyer sërish te fanella e Golden Eagle Yllit pas një periudhe jashtë ekipit.

Klubi suharekas ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur dhe se Driloni do të jetë pjesë e projektit të ri të skuadrës në sezonet e ardhshme.

“Driloni rikthehet në klubin ku hodhi hapat e parë në basketboll dhe do të veshë sërish fanellën e Golden Eagle Yllit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nga Golden Eagle Ylli i kanë uruar mirëseardhje Shalës, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment të veçantë për klubin dhe tifozët.

Mirë se u ktheve në shtëpi, Drilon!