Derbi Ballkani – Drita, i besohet këtij gjyqtari

26.04.2022

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani si lider i Superligës e pret ndjekësin e parë Dritën, ku një fitore eventuale e suharekasve do të mund të mbyllte garën për titullin kampion. Sfida në Suharekë do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe […]

Derbi Ballkani – Drita, i besohet këtij gjyqtari Foto: Ilustrim

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani si lider i Superligës e pret ndjekësin e parë Dritën, ku një fitore eventuale e suharekasve do të mund të mbyllte garën për titullin kampion.

Sfida në Suharekë do të drejtohet nga gjyqtari kryesor, Genc Nuza me dy ndihmësit e tij, Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.

Mentor Ajeti me asistentët, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqën janë deleguar në takimin tjetër interesant mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Më poshtë ju sjellim delegimet e plota të gjyqtarëve.