Dënohen dy yjet e FC Ballkanit pasi u ndëshkuan me karton të kuq

19.03.2022

Pas shqyrtimit komplet të materialit, Komisioni disiplinor ka dënuar me nga dy ndeshje moslojë dy futbollistët e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe Theofilus Solomon. Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, Rrahmani dhe Solomon u dëshkuan me kartonë direkt të kuq. Me këtë dënim, të dy lojtarët do t’i mungojnë klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit […]

Dënohen dy yjet e FC Ballkanit pasi u ndëshkuan me karton të kuq Foto: Ilustrim

Pas shqyrtimit komplet të materialit, Komisioni disiplinor ka dënuar me nga dy ndeshje moslojë dy futbollistët e Ballkanit, Albion Rrahmani dhe Theofilus Solomon.

Në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës, Rrahmani dhe Solomon u dëshkuan me kartonë direkt të kuq.

Me këtë dënim, të dy lojtarët do t’i mungojnë klubit futbollistik nga Suhareka, Ballkanit në dy sfidat e radhës në Superligën e Kosovës.

Vendimet e plota:

Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 9, Albion Rrahmani dhe nr ID#000840M00. Goditje me taka të ngritura nga mbrapa në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 45, Theofilus Solomon dhe nr ID#028313M97. Në minuten e 120, ndërhyrje në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.