Dedikimi i ‘Lewandowskit’ të Ballkanit pas golit të parë në Superligë

26.11.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani pas humbjes nga Llapi javën që lamë pas, tashmë i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës. Ballkani ka triumfuar kundër Malishevës me rezultat 2-0 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Trajneri i suharekasve, Bekim Isufi me tre pikëshin e fituar është shprehur i lumtur, ku ka shtuar se futbollistët […]

Dedikimi i ‘Lewandowskit’ të Ballkanit pas golit të parë në Superligë Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani pas humbjes nga Llapi javën që lamë pas, tashmë i është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka triumfuar kundër Malishevës me rezultat 2-0 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Trajneri i suharekasve, Bekim Isufi me tre pikëshin e fituar është shprehur i lumtur, ku ka shtuar se futbollistët e tij fituan me meritë.

Ndërkaq, ‘Lewandowski’ i Ballkanit, apo Albion Rrahmani, e ka realizuar golin e parë me fanellën e skuadrës nga Suhareka në kampionat.

Sulmuesi Rrahmani realizoi në minutën e 76’ të ndeshjes, kurse golin e dytë për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e 90+1’.

Golin e parë me fanellën e Ballkanit, Albion Rrahmani, i’a ka dedikuar gjyshit të tij, i cili ka ndërruar jetë 9 vite më parë.

“Kete gol ja dedikoj Gjyshit tim te ndjer qe sot para 9 vite nderroi jet Gjysh faleminderit per keshillat e tua te pandalshme, pom mungon shum Tedua”, ka shkruar Rrahmani në facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë të futbollistit të Ballkanit.