Cristiano Ronaldo tek Manchester City, arrin marrëveshje personale me klubin anglez

26.08.2021

Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi. Ylli portugez duket pranë largimit nga Torino dhe siç raportohet ai është pranë kalimit tek Manchester City. Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, tashmë klubi anglez, Manchester City ka marrëveshje me Jorge Mendes për kushtet personale […]

Cristiano Ronaldo tek Manchester City, arrin marrëveshje personale me klubin anglez Foto: Ilustrim

Çdo ditë e më shumë po shtohen zërat për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos nga Juventusi.

Ylli portugez duket pranë largimit nga Torino dhe siç raportohet ai është pranë kalimit tek Manchester City.

Sipas asaj që raporton gazeta spanjolle “AS”, tashmë klubi anglez, Manchester City ka marrëveshje me Jorge Mendes për kushtet personale me 36 vjeçarin, Cristiano Ronaldon.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, gazetari portugez, Gonçalo Lopes ka konfirmuar se tani më transferi i Ronaldos te Man City është punë e kryer.

Sipas gazetarit portugez, Ronaldo ka biseduar me Guardiolan dhe se sipas tij gjithçka është në duart e agjentit të portguezit, Jorge Mendes dhe klubit italian, Juventusit, në mënyrë për të gjetur një konsensus për kalimin e tij në Manchester City.

Të paktën 30 milionë euro, Juventusi po dëshiron dhe pretendon ti merr për largimin e Cristiano Ronaldos tek Man City, por sidoqoftë kjo është një dëshirë e “Zonjës së Vjetër” dhe se mbetet të shihet në vazhdim nëse skuadra angleze do të bëjë ndonjë ofertë apo italianët ta lirojnë atë pa para.