Cristiano Ronaldo flet pas golit historik dhe titullit të fituar

21.01.2021

Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë. Golin e avantazhit për skuadrën bardhezi e shënoi Cristiano Ronalo, në minutën e 64-t të takimit. Me këtë realizimi, sulmuesi portugez shkon në kuotën e 760 golave, duke hyrë në historinë e futbollit. Ai bëhet golashënuesi më i […]

Cristiano Ronaldo flet pas golit historik dhe titullit të fituar Foto: Ilustrim

Juventusi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Napolit, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.

Golin e avantazhit për skuadrën bardhezi e shënoi Cristiano Ronalo, në minutën e 64-t të takimit.

Me këtë realizimi, sulmuesi portugez shkon në kuotën e 760 golave, duke hyrë në historinë e futbollit.

Ai bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Josef Bican me 759 realizime.

Portugezi është shprehur shumë i lumtur për titullin e fituar.

“Shumë i lumtur me titullin tim të 4-të në Itali … Ne jemi kthyer! Ky është Juve që duam, kjo është ekipi që i besojmë dhe kjo është fryma që do të çojë në fitoret që duam! Bravo, djema!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.